Kontrata SPOT
Kontrata FORWARD
Market ORDER
Kontrata SPOT
Cfare eshte nje kontrate SPOT?
Eshte nje kontrate qe lidhet midis jush dhe AK-Invest nepermjet te ciles mund te bleni ose shisni valuta te ndryshme me kursin e kembimit aktual. Kjo eshte nje nga format me tradicionale per kembime dhe perdoret kur keni nje transaksion ne valute te cilin duhet ta kryeni shpejt.
Avantazhet:
Eshte e thjeshte te operohet dhe ju jep mundesine te perfitoni nga kurset aktuale te tregjeve valutore. Fondet levrohen deri brenda dy diteve pune duke bere te mundur qe ju te keni qartesine e kostove te biznesit tuaj dhe si dhe ekspozimin kundrejt valutes se huaj.
Kontrata FORWARD
Cfare eshte nje kontrate FORWARD?
Eshte nje kontrate e cila ju lejon te blini ose shisni nje valute me nje kurs kembimi dhe date levrimi te fondeve te percaktuar qe ne momentin e nenshkrimit te kontrates. Kontrata FORWARD mund te pershtatet sipas nevojave te biznesit tuaj me afate maturiteti te ndryshme.
Avantazhet:
Ekspozimet tuaja ne valute jane te fiksuara me kursin e kembimit te kontrates, pavaresisht luhatjeve qe mund te kete kursi i kembimit ne tregjet valutore gjate periudhes kur juve do ju nevojitetet te kryeni pagesat duke ulur keshtu rrezikun e kursit te kembimit.
Market ORDER
Cfare eshte nje market order?
Nepermjet nje market order ju mund te caktoni kursin me te favorshem per ju ne lidhje me nje transaksion valutor pa qene nevoja te kontrolloni ne menyre konstante tregun valutor.