LETËR GARANCIA
Letër Garancia është instrument kreditimi jo cash i cili siguron për pagesën në kohë të mallrave/shërbimeve ose për përmbushjen e kushteve të tjera të kontratës.
Ky instrument siguron përmbushjen e marrëveshjes,duke mbrojtur interesat e urdhëruesit(blerësit/aplikantit) dhe të përfituesit(shitësit/porositësit). Në këtë mënyrë biznesi juaj është i mbrojtur nga shpenzime të pa parashikuara dhe vonesa të ndryshme.
Cfarë do të thotë të egzekutohet një garanci?
Përfituesi i garancise (Shitësi) është i mbrojtur nga mospërmbushja e kushteve të caktuara në garanci (si pagesa,dorëzimi i shërbmit,sigurim oferte,kontrate,tenderi etj) pasi në rast se blerësi nuk përmbush kushtet e rëna dakord,AK-INVEST kryen pagesën në kërkesën e parë te përfituesit për pagesë,pas prezantimit të dokumenteve të cilësuara në garanci.
Llojet e Garancive të ofruara nga AK-INVEST
Lloji | Qëllimi |
---|---|
Garanci tenderi (Bid Bond) | I krijon klientit mundësinë për pjesmarrjen në tenderat e hapur/publik apo privat ku siguron ofertën ekonomike ose kontratën e bashkëpunimit |
Garanci pagese (Payment Guarantee) | Garanton ekzekutimin e pagesës në favor të shitësit në rast se blerësi nuk zbaton kushtet e kontratës. |
Garanci pagese në avancë(Avance Payment Guarantee) | Siguron kthimin e programit nëse pala urdheruese e garancisë bankare nuk përmbush kushtet e kontratës. |
Garanci përmbushje të termave të lëvrimit dhe cilësise. (Performance Guarantee) | Siguron kryerjen e marrëveshjes në kohë dhe me cilësi. |