USD     Blihet: 92.71 | Shitet: 94.00
EUR     Blihet: 97.81 | Shitet: 98.40
CHF     Blihet: 104.38 | Shitet: 106.22
GBP     Blihet: 117.63 | Shitet: 119.81
AUD     Blihet: 57.12 | Shitet: 60.80
CAD     Blihet: 63.76 | Shitet: 69.05
USD     Blihet: 92.71 | Shitet: 94.00
EUR     Blihet: 97.81 | Shitet: 98.40
CHF     Blihet: 104.38 | Shitet: 106.22
GBP     Blihet: 117.63 | Shitet: 119.81
AUD     Blihet: 57.12 | Shitet: 60.80
CAD     Blihet: 63.76 | Shitet: 69.05

FACTORING

AK-INVEST tashmë ofron edhe shërbimin e faktoringut për ti ndihmuar bizneset për të përmirësuar qarkullimin e parasë dhe likuiditetet ditore. Faktoringu është blerja dhe financimi i llogarive të arkëtueshme me qëllim krijimin e likuiditetit të shpejtë për shitësin,e shoqëruar dhe me shërbime këshilluese. Fondet e kaluara tek Furnitori nëpermjet faktoringut mund të përdoren sipas nevojës së tij. Financimi në Faktoring bazohet kryesisht mbi cilësinë e të arkëtueshmëve dhe jo mbi cilësinë e furnitorit dhe balancës së tij financiare. Shuma e financimit të ofruar është plotësisht e përshtatur sipas volumeve të transaksioneve të kryera me klientët/debitorët. Ju gjithmonë mund të financoni një faturë sa herë që keni nevojë për fonde. Faktoringu ju ndihmon për të marrë klientë të rinj dhe për të rritur biznesin tuaj. Kualifikimi për Faktoring është relativisht i lehtë dhe mund te bëhet shpejt. Kjo e bën Faktoringun një alternativë ideale për kompani të reja dhe në rritje me një mungesë të rrjedhës së parasë

Faktori vendos cmimin e ofrimin e shërbimit të faktoringut me elementë si më poshtë:

Komisioni faktoringut i cili aplikohet në përqindje mbi vlerë fature;

Komisioni administrativ që aplikohet mbi vlerën e financimit;

Normë interesi për cdo shumë të faturave i cili llogaritet mbi balancën debitore;

Në mënyrë që të kualifikohet për një transaksion faktoringu,përfituesi i faktoringut(Furnitori)duhet të operojë në terma kreditimi me klientët e tij. Furnitori dhe Debitori janë subjekt i analizës së riskut nga Faktori,në mënyrë që ky i fundit të miratojë një limit faktoring.

Procesi Faktoring


Furnitori (shitësi) lëshon faturën tatimore klientit (blerësit) për produkte/shërbime (Fatura pranohet nga klienti pa ankesa apo reklamime për mallin);

Kopja origjinale e faturës tatimore të këtij furnizimi, i kalohet Faktorit=>AK-INVEST;

Faktori financon vlerën e faturës tatimore sipas përqindjes së rënë dakord (normës së skontimit) minus komisionin e faktoringut;

Komisioni faktoring aplikohet mbi vlerën e faturës dhe norma e interesit llogaritet mbi balancën debitore.

Tipet e faktoring-ut

FAKTORING VENDAS

Përdoret në marrëdheniet mes palëve brenda territorit të vendit (pra shitësi dhe blerësi janë në Shqipëri)

FAKTORING IMPORT/EKSPORT

Përdoret ne marrëdheniet mes palëve jasht territorit pra kur njëra nga palët (shitësi ose blerësi është jasht vendit)