Strategjia jonë dhe progresi
Në AK-INVEST ne besojmë se qëllimi ynë si një institucion financiar është që të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë me fuqizimin e njerëzve për të qëndruar një hap përpara në jetë dhe në biznes. Ne kemi bërë progres të mire ne lidhje me zbatimin e strategjisë sonë dhe promovimin e organizates dhe kulturës që na nevojitet për të përmbushur Premtimin tonë për Klientin.
Zgjerimi i rrjetit
Në vitin 2019, AK – Invest do të bashkepunojë me më shumë agjentë të cilët do të
jenë të aftë të përcjellin të njëjtin vision me institucionit tonë. Edhe pse situata
ekonomike-financiare e vitit 2018 ka qënë në krizë, AK-Invest ka rritur ndjeshëm
rrjetin e vet. Për vitin 2019, ne, falë mbështetjes së agjencive tona, partnerëve dhe
të gjitha kanaleve të bisnesit synojmë të kemi një rritje të ndjeshme ne treg, duke
pasur përgjegjësinë për tu angazhuar dhe kontribuar në komunitet.