MENAXHIMI I RISKUT
AK-Invest ka të aktivizuara procedurat më të fundit të menaxhimit të rrezikut në industrinë tonë të cilat mbështesin mbarëvajtjen e transaksioneve tona në rrjet. Secili transaksion monitorohet nga dërguesi e deri tek marrësi përfitues për të garantuar integritetin e çdo pagese. AK përdor sisteme inovative te llojit "big data" apo me te dhëna masive, si edhe sisteme standarte si World-Check për të kryer screening me listat e sanksioneve, listat e P.E.P. vendas e të huaj etj. Kjo do të thotë që protokollet e sigurisë së brendshme të AK përputhen me standardet rigoroze që ju gjeni me sistemin SWIFT. Profilizimi i detajuar dhe kontrolli i përgjithshëm i çdo partneri janë kombinuar me sistemet e raportimit dhe monitorimit të aktivitetit në kohë reale për të krijuar një aktivitet të sigurt dhe gjithëpërfshirës ndaj menaxhimit të rrezikut.
PERPUTHSHMERIA
ZBULIMI I MASHTRIMIT
Transferimi i parave në emër të klientëve tanë ka të bëjë me besimin dhe teknologjisë së besueshme. Kjo është arsyeja pse AK-ja ka vendosur masa adekuate dhe të qëndrueshme për të qenë në gjendje të zbulojë dhe parandalojë mashtrimin. Sekuencat e transaksionit analizohen në kohë reale dhe janë të bazuara në një qasje unike të të dhënave të mëdha (big data), kuçdo detaj i një transferimi, duke përfshirë dërguesin dhe përfituesin përfundimtar, janë krahasuar me skemat e njohura të mashtrimit. Metoda të tilla të njohjes së sekuencave mbështeten nga një infrastrukturë e fuqishme teknologjike, e cila ofron një qasje gjithëpërfshirëse për zbulimin e mashtrimit dhe duke u mbështetur tek parimet e pajtueshmërisë. Të gjitha sistemet tona, transfertat, transaksionet si dhe infrastruktura virtuale mbrohen nga full-stack firewalls, programe anti-virus, autentifikim me dy faktorë dhe testime të vazhdueshme penetrimi. Gjithashtu, ne kryejmë monitorim pasiv, si dhe aktiv të gjithë trafikut të rrjetit, politika të rrepta lidhur me fjalëkalimet dhe trajnimin e punonjësve në lidhje me këto sisteme, etj, për të shmangur aksesin e paautorizuar në sistemet e AK. Proceset e sigurisë aplikohen në kohë reale, afërsisht në kohë reale ose nëpërmjet analizës e cila grumbullon aktivitetet nga përdoruesit dhe klientët. AK përdor proceset e bazuar në serverin qëndror për të ekzaminuar sekuencat e qasjes dhe të sjelljes së përdoruesve apo dhe të entiteteve të tjera të përcaktuara në mënyrë të vazhdueshme. AK gjithashtu përdor metoda të palës së tretë si WorldCheck.
PARIMET WOLFSBERG
AK-Invest vepron në përputhje me parimet Wolfsberg, të krijuara nga 13 institucionet financiare ndërkombëtare, për të siguruar një linjë kohezive të udhëzimeve dhe që sigurojnë veprimtari të përgjegjshme dhe të sigurtë. Kjo përfshin përdorimin e politikave dhe procedurave të AK për të garantuar mbikëqyrje të pavarur përçdo miratim të partnerit, jashtë përgjegjësisë së oficerit të atij klienti. Këto marrëdhënie janë gjithashtu nën rishikim të vazhdueshëm të brendshëm për të siguruar përputhshmërinë.
AML
AK mbikëqyret nga autoriteti përgjegjës dhe autoriteti mbikëqyrës Të gjithë klientët dhe transaksionet verifikohen nëpërmjet procedurave të shumëfishta, të njohura ndërkombëtarisht, duke përfshirë:
Njih Klientin Tënd (KYC)
Vigjilenca e Duhur (Due Delignece) dhe Vigjilenca e Zgjeruar (Enhanced Due Deligence)
Parandalimi i Pastrimit të Parasë (AML)
Parandalimi i Financimit të Terrorizmit (CTF)
Parandalimi i Mashtrimit
Listat e Personave të Ekspozuar Politikisht (PEP)
AK i përmbahet rigorozisht legjislacionit aktual të BE-së dhe masave të sigurisë lidhur me Parandalimin e Pastrimit të Parasë si edhe Parandalimit të Financimit të Terrorizmit në përputhshmëri me ligjet dhe rregullatorët vendas.
FATCA
FATCA (Ligji Për Përputhshmërinë me Llogaritë e Huaja) është legjislacion amerikan shpallur në 18 Mars 2010 që ka hyre në fuqi prej 1 Korrik 2014. FATCA është një kërkesë rregullatore kundrejt intitucioneve të huaja financiare për të raportuar mbajtësit e llogarive nga klientet e tyre amerikane. AK-INVEST njeh rëndësinë e FATCA dhe është në përputhje me kërkesat saj. Numri i identifikimit GIIN i AK-INVEST është Q6LTTY.99999.SL.008. Përmbushja e kërkesave identifikim dhe raportim të klienteve bazohet në dhënien e pëlqimit nga ana e tyre.
PYETESORI WOLFSBERG