2020-12-24
SUZANA ADILI
DREJTUESE
DEPARTAMENETI I KONTROLLIT Të BRENDSHëM AK - INVEST
Standarti ligjor për t'u respektuar nga cdo Subjekt Financiar në tregun vendas për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit përtej patriotizmit dhe detyrimit juridik, është dhe profesionalizëm! Kostot e shtuara në nisje të zbatimit të këtyre standarteve përkthejnë produkt të shëndetshëm përgjatë.
Në cilësinë e personit që për disa vite në Institucionin Financiar AK-Invest jam fokusuar tek menaxhimi i rrezikut të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit; duke vijuar kuptim dhe dakortësi me artikullin që Alex Holmes - Kryetar Bordi dhe Drejtor Ekzekutiv në MoneyGram International ka publikuar në 2 Dhjetor, duke më përkuar ky artikull me një proces real në mjedisin ligjor të vendit tone (prezantohen të tjera ndryshime, për t'u ligjeruar kështu projeksione të direktivave të BE),
ky shkrim do të donte të sqaronte një qëndrim timin si pjesë e Institucionit Financiar AK-Invest:
- Po dalloj në këtë shkrim një prej shërbimeve të AK-Invest, transfertat ndërkombëtare të parasë fizike MoneyGram! Ky shërbim mbërrin prej partneritetit të kompanisë Ndërkombëtare MoneyGram me AK-Invest (ky i fundit me agjentët në gjithë shqipërinë).
- Për këtë shërbim, do të ndalem tek rreziku për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit:
- si rrezik , së paku me i dëgjuar ,nga cdo njeri ;
- si rrezik që synon tregun financiar, treg në të cilin bashkërisht me operatorë të tjerë bankë ose jo bankë operon dhe AK-Invest Institucion Financiar ;
- si rrezik qe për nga prekja dhe parandalimi ka angazhuar të gjithë botën;
- si rrezik që për vendin tonë mbetet ''rrezik i rrezikshëm'', si rrezik për të cilin në vendin tonë prej vitesh dallohen kuptime dhe zbatime bashkëpunimi ndërinstitucionalë.
Për cdo dimension, rreziku kur evidentohet si i tillë e pasojnë ngritje strukturash për të mundësuar menaxhimin e tij, për parandalim. Strukturat mundësojnë bashkërendim, pa ta parandalojnë atë! Për rrezikun e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit struktura dhe bashkërendimi përmes tyre mbërrin sa bota!?
Ligji i vendit bashkon Subjektet Financiare Banka e Jo Banka në detyrim standart për zbatim. Ligji vendas projekton direktiva të BE dhe ligjëron detyrimin për t'u zbatuar nga cdo subjekt. Në vendin tonë strukturat e cdo subjekti financiar bashkërendojnë shumë intensivisht për nga periodiciteti, për nga analizat, për nga raportimet si dhe për nga kualifikimet me institucionet shtetërore.
Hapi jo vetëm i parë, por dhe më thelbësor për të ofruar shërbim financiar është identifikimi i klientit:
- parësor, për nga nisja e marrëdhënies me klientin për të vijuar e për t'u shërbyer,
- thelbësor, pse nga ë dhënat prej identitetit të klientit nis rrjedhë për: regjistrim të dhënash, analiza monitorime etj.
Ka subjekte financiare të cilat për nga partneriteti, sic është dhe AK-Invest, bashkëpunojnë me partner ndërkombëtarë. Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit bashkëpunohet intensivisht përmes politikave ndërkombëtare dhe atyre të vendit, dhe në rast mospërputhjesh prevalon ligji vendas.
Kam marrë pjesë, këtu në vendin tonë, në bashkime përfaqësuesish të Institucioneve Financiare dhe Bankave për t'u njohur me ndryshime ligjore të projektuara, për t'u njohur me raste më të fundit tipike të rrezikut nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, për t'u trajnuar, për t'u ballafaquar me ekipe të BE në kuadrin e monitorimit të vendit tonë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
Në disa raste, përgjatë diskutimeve paraprake për ndryshime ligjore, madje së fundmi në një proces të radhës të ndryshimeve ligjore të propozuara në ligjin aktual për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, më mbërrin si konstante një pretendim prej subjekti financiar:
Kosto! Keto masa krijojnë kosto per ne!
Unë mendoj, madje sipas kalkulimit tonë: masat kushtojnë për të gjithë.
Në rastin e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit efektshmëria (pa mbërritur në eficencë) peshon më shumë nga bashkimi me shtimin e kërkesave rregullatore për parandalim. Pas një periudhë kohe, shërbimi i shëndetshëm do të nënvizojë efektshmërinë. Bankat dhe subjektet financiare Jo Banka evidentojnë zinxhir nëse do të mjaftonte këtu të përmendim: kushtëzime të operimit të Institucioneve Financiare Jo Bankë prej Bankave të Nivelit të Dytë dhe prezencë të pjesës dërrmuese të këtyre të fundit si bija të mëmave jashtë vendit
Nëse në këtë zinxhir, një hallkë:
do të qëndronte te- kosto prej shtimit të rregullit të ri-,
si do të garonte drejtësisht në ambjentin konkurent ?- apo, do thyente një standart!
si do të tejkalonte rrezikun reputacional jo vetëm të kompanisë vetë, jo vetëm të tregut financiar në vend, por më tej?
- Para transferohen përmes njerëzve qofshin të prekshme fizikisht paratë apo jo!
Platformat elektronike përmes të cilave transferohen paratë nga një shtet në tjetrin si dhe standartet ligjore të përkthyera në këto platforma, bejnë ndryshim: në avantazh apo disavantazh të shërbimit. Specifikoj se paratë nëpërmjet MoneyGram transferohen nëpërmjet platformave elektronike në të cilat janë dezinjuar standarte ligjore, qoftë dhe për Prandalimin e Pastrimit të Parave, apo mashtrimet, apo sulmet kibernetike, ndaj ne mbështesim me kuptim të plotë cdo ndryshim ligjor vendas, që përkon me hapin e botës!
Ne vitin 2018, MoneyGram udhëhoqi industrinë e transferimit të parave në masa të reja për mbrojtjen e konsumatorit duke qënë i pari në treg që kërkoi verifikimin e dokumentit të identifikimit të klientit duke filluar nga $1. MoneyGram kërkon dokumentin personal të identifikimit të lëshuar nga qeveria në pikat e ofrimit të shërbimit (agjentet e MoneyGram), për të gjitha dërgesat dhe tërheqjet, pavarësisht nga shuma.
Në vecanti, nëse standartet universale të ruajtjes së të dhënave do të kërkonin detyrimisht dokument personal identifikimi të lëshuar nga qeveria, atëherë do të kishte më tepër të dhëna të sakta në dispozicion, për të identifikuar aktivitet të dyshimtë.
- Ky artikull i shkruar nga Z. Holmes dhe të cilit i është refurar shkrimi sa më lart përkoi me ftesën nga Institucione Shtetërore (që iniciojnë dhe administrojnë ligjin në vend për Parandalim të Pastrimit të Parave dhe Financim të Terrorizmit) për ndryshime në ligjin aktual sipas direktivave të BE për regjistrim të të dhënave identifikimit të klientit pa limit të poshtëm të vlerës së transfertës që do të transferojë.
Në mbyllje, për reagime që shtojnë zëra për kosto prej shtimit të rregullave, do kisha këtë kundërreagim: Bizneset në nisje, dhe për nga faza e ciklit të produktit gjenden jo rrallë në një: midis përmes kalkulimit entuziast dhe frikës! Ndodh dhe të c'bësh frikën e nisjes përmes kalkulimit entuziast. Kalkulimi entuziast mund të qëndrojë, por në përballje me kalkulim profesionist! Se të ndodh të kapërcesh frikën duke entuziasmuar veten , të entuziasmosh veten duke përrallisur ëndrra pa hajdutë, apo duke zgjuar ëndrrën në garë pa dinjitet, pa profesionalizëm!
Referuar Holmes,
''Shtoni edhe krizen e COVID-19 dhe keni një varietet të gjerë hapesirash që kriminelet mund të gjejnë për të mashtruar konsumatorët apo edhe shërbimet e transfertave të parave, të cilët shpenzojnë miliona për të mbrojtur konsumatorët dhe për të parandaluar aktivitetin kriminal. Pa një azhornim të standardeve qe zbatohen ne menyre uniforme në industri, mjetet e përdorura dhe paratë e shpenzuara për të luftuar aktivitetin e paligjshëm nga disa transferues të parave do të jenë më pak efektive në uljen e transaksioneve me risk në tregun e gjerë.''
2020-12-03
Duke punuar me propozimin e ri te FinCENAlex Holmes, CEO, MoneyGram International
Nuk është sekret që Akti Sekretit Bankar (BSA) duhet të rifreskohet prej kohësh. Gjithcka rreth
mënyrës se si paraja lëviz ka ndryshuar. Kur ky akt u miratua, nuk kishte Apple Pay, PayPal ose
Square.
Cdo ditë shërbimi i transferimit të parave përballet me kategori të reja mashtrimesh, një lloj të
avancuar të kërcënimit kibernetik, tipologji të reja mashtruesish e të tjera si këto. Shtoni edhe
krizën e COVID-19 dhe keni një varietet të gjerë hapësirash që kriminelët mund të gjejnë për të
mashtruar konsumatorët apo edhe shërbimet e transfertave të parave, të cilët shpenzojnë
miliona për të mbrojtur konsumatorët dhe për të parandaluar aktivitetin kriminal.
Pa një azhornim të standarteve që zbatohen në mënyre të njëjtë në industrinë e transferimit të
parave, mjetet e përdorura dhe paratë e shpenzuara për të luftuar aktivitetin e paligjshëm nga
disa shërbime të transferimit të parave do të jenë më pak efektivë në uljen e transaksioneve me
risk në tregun financiar.
Në një kohë pasigurie dhe rënie ekonomike, FinCEN dhe Bordi i Rezerves Federale Amerikane
ka ndërmarrë një hap për tu lavdëruar, në trajtimin e veprimtarisë së paligjshme financiare duke
ndryshuar rregullat e ruajtjes së të dhenave dhe rregullave të udhëtimit. Ky është një shans për
të modernizuar mjedisin rregullator dhe për të rritur efektivitetin dhe sigurinë e programeve
kundër mashtrimit dhe pastrimit të parave.
Ndër përfitimet e tjera, përmirësimi i mbledhjes së të dhënave është një vlerë e shtuar për
autoritetet ligjore dhe ato të sigurisë kombëtare që bashkëpunojnë me bizneset e shërbimit të
transferimit të parave, në identifikimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.
Në veçanti, nëse standartet universale të ruajtjes së të dhënave do të kërkonin detyrimisht
dokument personal identifikimi të lëshuar nga qeveria, atëherë do të kishte më tepër të dhëna të
sakta në dispozicion, për të identifikuar aktivitet të dyshimtë.
Kjo është një mundësi për të zhvilluar më tej industrinë e transferimit të parave. Disa do të
argumentojnë se ka kosto të lidhura me vendosjen/shtimin e kontrolleve të reja të
perputhshmërisë. Sidoqoftë, kosto është edhe më e madhe nëse nuk vendosen standarte të
zgjeruara, të njëjta për të gjithë industrinë financiare. Standartet universale më rigoroze të
identifikimit të klientit do të veprojnë si një parandalues për aktorët me risk dhe do të zvogëlojnë
aktivitetin e dyshimtë në të gjithë industrinë financiare. Kjo do të siguronte që aktorët me risk të
mos largohen nga një sistem efektiv i perputhshmërisë vetëm për të kryer transaksione përmes
një sistemi tjetër më pak efektiv.
Mjedisi aktual rregullator lejon që aktorët me risk të blejnë sisteme të përputhshmërisë. Pa një
standard universal, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar në mënyrë kolektive mashtrimet
dhe llojet e tjera të veprimtarisë kriminale. Nëse industria financiare kërkon të fitojë një
reputacion të fortë të përputhshmerisë atëherë praktikat rigoroze dhe të arsyeshme të
identifikimit përbejnë një kusht parësor për të mbrojtur veprimtarinë e tyre.
Kjo tashmë përbën një praktikë standarde për të mbrojtur konsumatorët në shumë industri,
sikurse për të hapur një llogari bankare apo per t'u regjistruar në një hotel. Mashtruesit sulmojnë
shtresën më të prekshme në shoqërine tonë dhe refuzimi për të mbrojtur të pambrojturit jo
vetëm që shkon kundër qëllimit të Aktit të Sekretit Bankar (BSA) por është gjithashtu një politik-
bërje e dobët.
Në vitin 2018, MoneyGram udhëhoqi industrinë e transferimit të parave në masa të reja për
mbrojtjen e konsumatorit, duke qënë i pari në treg që kërkoi verifikimin e dokumentit të
identifikimit të konsumatorit për transaksione duke filluar nga 1$. MoneyGram kërkon
dokumentin personal të identifikimit të lëshuar nga qeveria në pikat e shitjes (agjentët e
MoneyGram), për të gjitha dërgesat dhe tërheqjet, pavarësisht nga shuma. Kur biznesi ynë
ishte në një periudhë të vështirë, ne i morëm përsipër këto ndryshime. Sot, biznesi ynë i është
rikthyer rritjes duke zbatuar kontrollet më të larta të përputhshmërisë në industrinë financiare.
Ne besojmë shumë se përmirësimi i politikave tona të identifikimit dhe standardizimi i të
dhënave të kërkuara për çdo transaksion në mbarë botën mbron konsumatorët tanë dhe
integritetin e rrjetit tonë të transferimit të parave. Mbi 390,000 agjentë të rrjetit tonë i zbatojnë
këto politika në çdo vend ku operojmë qofshin supermarkete, institucione financiare apo zyra
këmbimi valutor. Këto përmirësime në identifikimin e klientit, po arrijnë të parandalojnë që
klientët tanë të mashtrohen dhe po mbajnë larg aktorët me risk. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre
aktorëve me risk përfundojnë duke bërë transaksione me konkurrentët tanë.
Sot, MoneyGram ka një nga normat më të ulta të rasteve të mashtrimit në industri. Aktiviteti
mashtrues është rritur në të gjithë globin, megjithatë shkalla e rasteve të mashtrimit të
MoneyGram është në rënie. Ne kuptojmë që standardet tona po funksionojnë.
2020-10-23
Liberalizimi në ofrimin e shërbimeve financiare nga Institucionet Financiare Jo-Banka (IFJB), kanë nisur zbatimin me kohë, duke krijuar klimë më të shëndetshme në tregun e konkurrencës dhe duke lehtësuar klientët në kohë, largësi dhe kosto. IFJB-të, për ofrimin e shërbimeve financiare, krijojnë rrjet të gjerë dhe intensiv (agjentësh), që është një realitet tashmë i ndërtuar e i kërkuar nga klienti, që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit te ata, nëpërmjet vendndodhjes së cdo agjenti, përpunimit të shpejtë në kohë reale të transaksioneve dhe uljes së kostove për transaksion. Rrjeti i IFJB-ve tashmë funksionon si një One-Stop-Shop për shërbimet financiare, pra klienti përfton paketë shërbimesh financiare.
Prej më shumë se 15 vitesh, AK-INVEST, i krijuar si një Institucion Financiar Universal, është përshtatur për klientët me pakicë dhe bizneset e vogla & të mesme, duke ofruar shërbime financiare, si: Kredi, Faktoring, Garanci dhe Angazhime Bankare, Pagesa (ndërkombëtare/vendase), Transferta të parave - partner i MoneyGram Int. për Shqipërinë, Pagesa, Agjent në Sigurime, Forex, Ndërmjetësim Financiar dhe Konsulencë. Tashmë si anëtar i SWIFT-it i ofrohet klientëve të tij edhe me një përvojë në industrinë e pagesave, me njohuri dhe ekspertizë në: fushën e specializuar të pagesave lokale dhe ndërkufitare me vlerë të vogël; Cështjet e pajtueshmërisë rregullatore të shërbimeve financiare - përfshirë AML/CTF, kontrollin e sanksioneve, CDD/KYC, mbrojtjen e të dhënave dhe mashtrimet.Miratimi i ligjit 'Për shërbimet e pagesave' përafron praktikat më të mira të BE-së dhe kontribuon në nxitje të konkurrencës së lirë, integrimit me tregun unik të pagesave në Euro (SEPA1), duke hedhur themelet e ndërlidhjes midis tregut shqiptar dhe atij evropian të pagesave. Në zbatim të këtij ligji, edhe IFJB-të (përkundrejt licencës që zotërojnë), mund të ofrojnë shërbim dhe në fushën e pagesave, e kjo risi siguron shumë përparësi për konsumatorin, pasi promovon përfshirjen financiare të konsumatorëve, që nuk kanë, ose kanë akses minimal të detyrueshëm në sistemin bankar.Në kuadër të ndërveprimit midis institucioneve bankare dhe jo-bankare janë eliminuar praktikat bllokuese, në disa raste cënuese të konkurrencës së lirë, nga bankat ndaj IFJB-ve, si p.sh. e drejta e institucioneve të pagesave për të:- hapur llogari pranë një banke dhe për ofrimin e shërbimeve përkatëse, - marrë pjesë në sistemet e pagesave (drejtpërdrejt dhe tërthorazi)
Lexo me shume2019-10-09
Gjatë trajnimit të zhvilluar nga AK-INVEST në datat 9 dhe 10 Tetor 2019, në ambjentet e hotel Doro City, në Tiranë u prezantuan bashkëpunime të reja të cilat i shtohen shportës së shërbimeve që mund të gjeni në sportelet tona. Duke falenderuar agjentët për përqasjen e tyre gjithmonë e më pranë parimeve tona mundësuam informacione dhe praktika të nevojshme ...
Lexo me shume