USD     Blihet: 93.71 | Shitet: 94.80
EUR     Blihet: 98.01 | Shitet: 98.60
CHF     Blihet: 104.17 | Shitet: 106.12
GBP     Blihet: 116.94 | Shitet: 119.14
AUD     Blihet: 56.65 | Shitet: 60.31
CAD     Blihet: 63.30 | Shitet: 68.55
USD     Blihet: 93.71 | Shitet: 94.80
EUR     Blihet: 98.01 | Shitet: 98.60
CHF     Blihet: 104.17 | Shitet: 106.12
GBP     Blihet: 116.94 | Shitet: 119.14
AUD     Blihet: 56.65 | Shitet: 60.31
CAD     Blihet: 63.30 | Shitet: 68.55

Lajme dhe informacione

Njoftim i ri nga MoneyGram International!

2024-09-25

Aktualisht shume agjente/partnere te MoneyGram munden tashme te dergojne dhe terheqin para, si dhe te perfundojne transaksionet me statusin ne pritje.
Ekipi i MoneyGram International, vijon punen per te rikthyer te gjitha sherbimet ne funskionim normal.



Ju falenderojme per mirekuptimin dhe bashkepunimin!


Lexo me shume

Njoftim nga MoneyGram International!

2024-09-25



Ekipi MoneyGram po punon intensivisht per te kthyer operacionet per ofrimin e sherbimit MoneyGram ne bote ne normalitet. Sapo te kemi sisteme teresisht funksionale dhe te gjitha transaksionet e deguara, ne pritje per tu terhequr do te mund te perfundohen.

Kerkojme ndjese per shqetesimin dhe do te vijojme te ndajme cdo lajmerim te rendesishem me ju!

Lexo me shume

1 vit pa Ilir Adilin

2022-02-09



Nga ROLAND QAFOKU

I rëndë sa më ska është 9 shkurti. Si sot një vit më parë humbëm mikun tonë Ilir Adili. Dhe teksa mblidhemi ta kujtojmë, të gjithë e ndjejmë se sa shumë na mungon ai. I mungon familjes, Suzit, Anrit, Fionës por edhe tre nipërve që edhe pse te vegjël, të ndihmuar edhe nga fotografitë, gjyshin do ta kenë në memorie si një vegim i bukur. I mungon nënës së vet Afërditës dhe motrës Migena.

I mungon kryepunës së tij “Ak-Invest” që e themeloi dhe e ngriti si një biznes suksesi. I mungon shoqërisë që sa shumë diti ta mbajë, të japë dhe të marr prej saj aq shumë kënaqësi siç dinte vetëm ai të bënte.

Befas gjithçka nga historia e jetës së Ilir Adilit na duket aq e bukur sa ende nuk e besojmë se ai nuk jeton më. Kujtojmë me mall çdo detaj nga ato që ai bënte. Kujtojmë festën e fundit që ai organizoi në “Rogner” për fundvitin e tre viteve më parë. Nuk e dinim se po përcilleshim me atë festë aq të bukur që ai dinte ti organizonte rregullisht. Këndonte e kërcënte pa e ditur as vetë, e as ne se ishte hera e fundit që shikoheshim në një festë. Nuk e harrojmë ne miqtë e tij atë kafen e fundit me Haxhi Dybelin te “Dy Kullat” teksa diskutonim për gjithçka. Nga punët tona të secilit te punët e shtetit dhe politika. Pa qeshëm me faktin se sa budallallëqe kapnim çdo ditë nga ekranet e televizioneve. Dhe si një qëmtues i hollë i medias, ai leximet i kishte “high profile”. I niste me “The Economist”, “The Guardian” dhe e deri te gazetat më të mira shqiptare. Sot, sa doja që atë intervistën para 15 vitesh te “Panorama” ta kishte dhënë për të treguar një copëz të rendësishme jete kur në vitin 1990 cilësohej si një nga kundërshtarët më të fortë të komunizmit. Por nguruam, pa e menduar se sa shumë duhej sot ajo intervistë.

Ilir Adili ishte një familjar i mirë, një biznesmen i zoti, një shqiptar po aq i mirë dhe një qytetar model i shoqërisë. Për të ishte lumturi që kishte pranë ata që donte. Dhe këto i kishte arritur falë cilësive që kishte duke qenë një person “self made” me gjithë kuptimin e fjalës. Ilir Adili nuk kishte nga pas asnjë përveç punës, pasionit dhe sakrificës së vet.

Por unë, nga të gjitha cilësitë që kishte Ilir Adili përherë veçoj njërën që ishte sipërore nga të gjitha të tjerat. Thjeshtësia e tij ishte forma e madhështisë së vërtetë. Sigurisht që ai e kultivonte këtë cilësi për nga formimi dhe dija që kishte por edhe nga jeta që bënte. Por më shumë kjo lidhej me karakterin e tij të fortë. Dhe të mendosh se në Shqipërinë tonë kjo cilësi është e rrallë sot sidomos mes atyre që kanë arritur ndonjë gjë në jetë. Kur u nda nga jeta unë shkruajta se jeta e tij ishte ndërprerë. Sot pas një viti them se kjo ka ndodhur vetëm fizikisht. Jeta e Ilir Adilit vijon. Ajo vijon në memorin e të gjithëve që patën fatin ta njohin sado pak. Vijon në memorien e familjes, biznesit të tij, miqve dhe shokëve anekënd Shqipërisë, por dhe në botë. Ilir Adili rron ndër jetë!

Lexo me shume

Dega Elbasan

2021-12-30

Degëve dhe zyrave ekzistuese të AK-Invest në Tiranë dhe Vlorë, i bashkohet dhe Dega në qytetin e Elbasanit, prej nga gjithashtu, do të ofrohen sherbimet e transfertave MoneyGram, transfertave brenda vendit TRAK, këmbim valuator, kredidhënie dhe pagesave utilitare.

Bashkëpunimi  përkrah me agjentet AK-Invest, do të provojnë mbështetje dhe frymëzim institucional përkundrejt konkurrencës në tregun financiar! 

Lexo me shume
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12