USD     Blihet: 86.41 | Shitet: 87.60
EUR     Blihet: 98.31 | Shitet: 99.00
CHF     Blihet: 102.90 | Shitet: 105.62
GBP     Blihet: 114.05 | Shitet: 116.78
AUD     Blihet: 53.26 | Shitet: 56.70
CAD     Blihet: 60.38 | Shitet: 65.39
USD     Blihet: 86.41 | Shitet: 87.60
EUR     Blihet: 98.31 | Shitet: 99.00
CHF     Blihet: 102.90 | Shitet: 105.62
GBP     Blihet: 114.05 | Shitet: 116.78
AUD     Blihet: 53.26 | Shitet: 56.70
CAD     Blihet: 60.38 | Shitet: 65.39

RREGULLORE MBI LOJËN PROMOCIONALE TË SHOQËRISË “AK-INVEST” SH.A

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 - Objekti

Objekti i kësaj rregullore është përcaktimi i mënyrës së organizimit të lojës promocionale “Ti që transferon me MoneyGram, EJA DHE FITO”, si dhe kritereve të pjesëmarrësve dhe fituesve të kësaj loje që shoqëria “Ak-Invest” sh.a do të zhvillojë.

Neni 2 - Baza Ligjore

Kjo rregullore hartohet bazuar në Ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit” si dhe VKM nr.196, datë 15.03.2017 “Për përcaktimin e mënyrave, të formave, kritereve dhe të rregullave shtesë, për organizimin e lojërave të fatit, promocionale”.

Neni 3 - Qëllimi

Rregullorja ka si qëllim zhvillimin e lojës promocionale në transparencë të plotë me pjesëmarrësit, publikun e gjerë, institucionet shtetërore kompetente dhe nxitjen e përdorimit të shërbimeve të transfertave ndërkombëtare nëpërmjet shoqërisë “Ak-Invest” sh.a.

KREU II
PJESËMARRJA DHE AFATI I LOJËS PROMOCIONALE

Neni 4 - Periudha kohore e zhvillimit të lojës

Shoqëria “Ak-Invest” sh.a nga data 14 Prill deri më 14 Korrik 2025 do të zhvillojë lojën promocionale me pjesëmarrës individë që kryejnë transfertë ndërkombëtare me MoneyGram (tërheqje dhe/ose dërgese) pranë agjentëve/degeve të “Ak-Invest” sh.a gjatë kësaj periudhe.

Më 20 Korrik 2025 do të hidhet shorteu për shpalljen e klientëve fitues.

Neni 5 - Subjektet pjesëmarrëse

Pjesë e lojës do të jenë:

  • Individë (deri në 100,000) që kryejnë një transfertë ≥ 50 EUR / 5000 ALL / 50 USD gjatë periudhës.
  • Individë (deri në 10,000) që kryejnë 3+ transferta me vlerë ≥ 50 EUR / 5000 ALL / 50 USD gjatë periudhës.

KREU III
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Neni 6 - Identifikimi i pjesëmarrësve

Çdo individ që kryen një transfertë ndërkombëtare do t’i caktohet një numër serial. Për çdo transaksion dhe për çdo 3 transaksione, individit i caktohet një numër serial në mënyrë rastësore. Në fund të periudhës, Departamenti IT do të kryejë verifikimin e të dhënave.

Neni 7 - Përzgjedhja e fituesve

Shorteu do të mbahet drejtpërdrejt në “E Diela Shqiptare” në TV Klan nga ora 14:00, drejtuar nga Z. Ardit Gjebrea.

13 numra serial do të përzgjidhen manualisht nga kutitë transparente, në prani të komisionit përkatës (noter, përfaqësues të AK-Invest, Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, dhe DPT-së).

Neni 8 - Ndarja e çmimeve

  • 6 fitues nga individët me 1-2 transferta – 50,000 ALL (me TVSH) për person.
  • 7 fitues nga individët me ≥ 3 transferta – 100,000 ALL (me TVSH) për person.
  • Individët me më shumë se 3 transferta marrin pjesë në të dy fashat.

Çmimet do të tërhiqen më 23 Korrik 2025 nga ora 10:00 në zyrat qendrore të “Ak-Invest” sh.a në Rrugën “Bardhok Biba”, Tiranë. Fituesit do të identifikohen me letërnjoftim.

KREU IV
MARKETINGU I LOJËS PROMOCIONALE

Neni 9 - Kanalet e informimit

Publiku do të informohet për lojën përmes:

  • Lajmërimeve gjatë emisionit “E Diela Shqiptare” në TV Klan;
  • Postera dhe fletëpalosje në zyrat e agjentëve dhe degëve të “Ak-Invest”;
  • Rrjeteve sociale;
  • Fushatave outdoor.