Postuar me: 2020-12-24
SUZANA ADILI
DREJTUESE
DEPARTAMENETI I KONTROLLIT Të BRENDSHëM AK - INVEST
Standarti ligjor për t'u respektuar nga cdo Subjekt Financiar në tregun vendas për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit përtej patriotizmit dhe detyrimit juridik, është dhe profesionalizëm! Kostot e shtuara në nisje të zbatimit të këtyre standarteve përkthejnë produkt të shëndetshëm përgjatë.
Në cilësinë e personit që për disa vite në Institucionin Financiar AK-Invest jam fokusuar tek menaxhimi i rrezikut të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit; duke vijuar kuptim dhe dakortësi me artikullin që Alex Holmes - Kryetar Bordi dhe Drejtor Ekzekutiv në MoneyGram International ka publikuar në 2 Dhjetor, duke më përkuar ky artikull me një proces real në mjedisin ligjor të vendit tone (prezantohen të tjera ndryshime, për t'u ligjeruar kështu projeksione të direktivave të BE),
ky shkrim do të donte të sqaronte një qëndrim timin si pjesë e Institucionit Financiar AK-Invest:
- Po dalloj në këtë shkrim një prej shërbimeve të AK-Invest, transfertat ndërkombëtare të parasë fizike MoneyGram! Ky shërbim mbërrin prej partneritetit të kompanisë Ndërkombëtare MoneyGram me AK-Invest (ky i fundit me agjentët në gjithë shqipërinë).
- Për këtë shërbim, do të ndalem tek rreziku për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit:
- si rrezik , së paku me i dëgjuar ,nga cdo njeri ;
- si rrezik që synon tregun financiar, treg në të cilin bashkërisht me operatorë të tjerë bankë ose jo bankë operon dhe AK-Invest Institucion Financiar ;
- si rrezik qe për nga prekja dhe parandalimi ka angazhuar të gjithë botën;
- si rrezik që për vendin tonë mbetet ''rrezik i rrezikshëm'', si rrezik për të cilin në vendin tonë prej vitesh dallohen kuptime dhe zbatime bashkëpunimi ndërinstitucionalë.
Për cdo dimension, rreziku kur evidentohet si i tillë e pasojnë ngritje strukturash për të mundësuar menaxhimin e tij, për parandalim. Strukturat mundësojnë bashkërendim, pa ta parandalojnë atë! Për rrezikun e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit struktura dhe bashkërendimi përmes tyre mbërrin sa bota!?
Ligji i vendit bashkon Subjektet Financiare Banka e Jo Banka në detyrim standart për zbatim. Ligji vendas projekton direktiva të BE dhe ligjëron detyrimin për t'u zbatuar nga cdo subjekt. Në vendin tonë strukturat e cdo subjekti financiar bashkërendojnë shumë intensivisht për nga periodiciteti, për nga analizat, për nga raportimet si dhe për nga kualifikimet me institucionet shtetërore.
Hapi jo vetëm i parë, por dhe më thelbësor për të ofruar shërbim financiar është identifikimi i klientit:
- parësor, për nga nisja e marrëdhënies me klientin për të vijuar e për t'u shërbyer,
- thelbësor, pse nga ë dhënat prej identitetit të klientit nis rrjedhë për: regjistrim të dhënash, analiza monitorime etj.
Ka subjekte financiare të cilat për nga partneriteti, sic është dhe AK-Invest, bashkëpunojnë me partner ndërkombëtarë. Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit bashkëpunohet intensivisht përmes politikave ndërkombëtare dhe atyre të vendit, dhe në rast mospërputhjesh prevalon ligji vendas.
Kam marrë pjesë, këtu në vendin tonë, në bashkime përfaqësuesish të Institucioneve Financiare dhe Bankave për t'u njohur me ndryshime ligjore të projektuara, për t'u njohur me raste më të fundit tipike të rrezikut nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, për t'u trajnuar, për t'u ballafaquar me ekipe të BE në kuadrin e monitorimit të vendit tonë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
Në disa raste, përgjatë diskutimeve paraprake për ndryshime ligjore, madje së fundmi në një proces të radhës të ndryshimeve ligjore të propozuara në ligjin aktual për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, më mbërrin si konstante një pretendim prej subjekti financiar:
Kosto! Keto masa krijojnë kosto per ne!
Unë mendoj, madje sipas kalkulimit tonë: masat kushtojnë për të gjithë.
Në rastin e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit efektshmëria (pa mbërritur në eficencë) peshon më shumë nga bashkimi me shtimin e kërkesave rregullatore për parandalim. Pas një periudhë kohe, shërbimi i shëndetshëm do të nënvizojë efektshmërinë. Bankat dhe subjektet financiare Jo Banka evidentojnë zinxhir nëse do të mjaftonte këtu të përmendim: kushtëzime të operimit të Institucioneve Financiare Jo Bankë prej Bankave të Nivelit të Dytë dhe prezencë të pjesës dërrmuese të këtyre të fundit si bija të mëmave jashtë vendit
Nëse në këtë zinxhir, një hallkë:
do të qëndronte te- kosto prej shtimit të rregullit të ri-,
si do të garonte drejtësisht në ambjentin konkurent ?- apo, do thyente një standart!
si do të tejkalonte rrezikun reputacional jo vetëm të kompanisë vetë, jo vetëm të tregut financiar në vend, por më tej?
- Para transferohen përmes njerëzve qofshin të prekshme fizikisht paratë apo jo!
Platformat elektronike përmes të cilave transferohen paratë nga një shtet në tjetrin si dhe standartet ligjore të përkthyera në këto platforma, bejnë ndryshim: në avantazh apo disavantazh të shërbimit. Specifikoj se paratë nëpërmjet MoneyGram transferohen nëpërmjet platformave elektronike në të cilat janë dezinjuar standarte ligjore, qoftë dhe për Prandalimin e Pastrimit të Parave, apo mashtrimet, apo sulmet kibernetike, ndaj ne mbështesim me kuptim të plotë cdo ndryshim ligjor vendas, që përkon me hapin e botës!
Ne vitin 2018, MoneyGram udhëhoqi industrinë e transferimit të parave në masa të reja për mbrojtjen e konsumatorit duke qënë i pari në treg që kërkoi verifikimin e dokumentit të identifikimit të klientit duke filluar nga $1. MoneyGram kërkon dokumentin personal të identifikimit të lëshuar nga qeveria në pikat e ofrimit të shërbimit (agjentet e MoneyGram), për të gjitha dërgesat dhe tërheqjet, pavarësisht nga shuma.
Në vecanti, nëse standartet universale të ruajtjes së të dhënave do të kërkonin detyrimisht dokument personal identifikimi të lëshuar nga qeveria, atëherë do të kishte më tepër të dhëna të sakta në dispozicion, për të identifikuar aktivitet të dyshimtë.
- Ky artikull i shkruar nga Z. Holmes dhe të cilit i është refurar shkrimi sa më lart përkoi me ftesën nga Institucione Shtetërore (që iniciojnë dhe administrojnë ligjin në vend për Parandalim të Pastrimit të Parave dhe Financim të Terrorizmit) për ndryshime në ligjin aktual sipas direktivave të BE për regjistrim të të dhënave identifikimit të klientit pa limit të poshtëm të vlerës së transfertës që do të transferojë.
Në mbyllje, për reagime që shtojnë zëra për kosto prej shtimit të rregullave, do kisha këtë kundërreagim: Bizneset në nisje, dhe për nga faza e ciklit të produktit gjenden jo rrallë në një: midis përmes kalkulimit entuziast dhe frikës! Ndodh dhe të c'bësh frikën e nisjes përmes kalkulimit entuziast. Kalkulimi entuziast mund të qëndrojë, por në përballje me kalkulim profesionist! Se të ndodh të kapërcesh frikën duke entuziasmuar veten , të entuziasmosh veten duke përrallisur ëndrra pa hajdutë, apo duke zgjuar ëndrrën në garë pa dinjitet, pa profesionalizëm!
Referuar Holmes,
''Shtoni edhe krizen e COVID-19 dhe keni një varietet të gjerë hapesirash që kriminelet mund të gjejnë për të mashtruar konsumatorët apo edhe shërbimet e transfertave të parave, të cilët shpenzojnë miliona për të mbrojtur konsumatorët dhe për të parandaluar aktivitetin kriminal. Pa një azhornim të standardeve qe zbatohen ne menyre uniforme në industri, mjetet e përdorura dhe paratë e shpenzuara për të luftuar aktivitetin e paligjshëm nga disa transferues të parave do të jenë më pak efektive në uljen e transaksioneve me risk në tregun e gjerë.''