Mesazh nga CEO i Moneygram

Postuar me: 2020-12-03

Duke punuar me propozimin e ri te FinCEN
Alex Holmes, CEO, MoneyGram International
Nuk është sekret që Akti Sekretit Bankar (BSA) duhet të rifreskohet prej kohësh. Gjithcka rreth mënyrës se si paraja lëviz ka ndryshuar. Kur ky akt u miratua, nuk kishte Apple Pay, PayPal ose Square.

Cdo ditë shërbimi i transferimit të parave përballet me kategori të reja mashtrimesh, një lloj të avancuar të kërcënimit kibernetik, tipologji të reja mashtruesish e të tjera si këto. Shtoni edhe krizën e COVID-19 dhe keni një varietet të gjerë hapësirash që kriminelët mund të gjejnë për të mashtruar konsumatorët apo edhe shërbimet e transfertave të parave, të cilët shpenzojnë miliona për të mbrojtur konsumatorët dhe për të parandaluar aktivitetin kriminal.
Pa një azhornim të standarteve që zbatohen në mënyre të njëjtë në industrinë e transferimit të parave, mjetet e përdorura dhe paratë e shpenzuara për të luftuar aktivitetin e paligjshëm nga disa shërbime të transferimit të parave do të jenë më pak efektivë në uljen e transaksioneve me risk në tregun financiar.
Në një kohë pasigurie dhe rënie ekonomike, FinCEN dhe Bordi i Rezerves Federale Amerikane ka ndërmarrë një hap për tu lavdëruar, në trajtimin e veprimtarisë së paligjshme financiare duke ndryshuar rregullat e ruajtjes së të dhenave dhe rregullave të udhëtimit. Ky është një shans për të modernizuar mjedisin rregullator dhe për të rritur efektivitetin dhe sigurinë e programeve kundër mashtrimit dhe pastrimit të parave.
Ndër përfitimet e tjera, përmirësimi i mbledhjes së të dhënave është një vlerë e shtuar për autoritetet ligjore dhe ato të sigurisë kombëtare që bashkëpunojnë me bizneset e shërbimit të transferimit të parave, në identifikimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.
Në veçanti, nëse standartet universale të ruajtjes së të dhënave do të kërkonin detyrimisht dokument personal identifikimi të lëshuar nga qeveria, atëherë do të kishte më tepër të dhëna të sakta në dispozicion, për të identifikuar aktivitet të dyshimtë.
Kjo është një mundësi për të zhvilluar më tej industrinë e transferimit të parave. Disa do të argumentojnë se ka kosto të lidhura me vendosjen/shtimin e kontrolleve të reja të perputhshmërisë. Sidoqoftë, kosto është edhe më e madhe nëse nuk vendosen standarte të zgjeruara, të njëjta për të gjithë industrinë financiare. Standartet universale më rigoroze të identifikimit të klientit do të veprojnë si një parandalues për aktorët me risk dhe do të zvogëlojnë aktivitetin e dyshimtë në të gjithë industrinë financiare. Kjo do të siguronte që aktorët me risk të mos largohen nga një sistem efektiv i perputhshmërisë vetëm për të kryer transaksione përmes një sistemi tjetër më pak efektiv.
Mjedisi aktual rregullator lejon që aktorët me risk të blejnë sisteme të përputhshmërisë. Pa një standard universal, nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar në mënyrë kolektive mashtrimet dhe llojet e tjera të veprimtarisë kriminale. Nëse industria financiare kërkon të fitojë një reputacion të fortë të përputhshmerisë atëherë praktikat rigoroze dhe të arsyeshme të identifikimit përbejnë një kusht parësor për të mbrojtur veprimtarinë e tyre.
Kjo tashmë përbën një praktikë standarde për të mbrojtur konsumatorët në shumë industri, sikurse për të hapur një llogari bankare apo per t'u regjistruar në një hotel. Mashtruesit sulmojnë shtresën më të prekshme në shoqërine tonë dhe refuzimi për të mbrojtur të pambrojturit jo vetëm që shkon kundër qëllimit të Aktit të Sekretit Bankar (BSA) por është gjithashtu një politik- bërje e dobët.
Në vitin 2018, MoneyGram udhëhoqi industrinë e transferimit të parave në masa të reja për mbrojtjen e konsumatorit, duke qënë i pari në treg që kërkoi verifikimin e dokumentit të identifikimit të konsumatorit për transaksione duke filluar nga 1$. MoneyGram kërkon dokumentin personal të identifikimit të lëshuar nga qeveria në pikat e shitjes (agjentët e MoneyGram), për të gjitha dërgesat dhe tërheqjet, pavarësisht nga shuma. Kur biznesi ynë ishte në një periudhë të vështirë, ne i morëm përsipër këto ndryshime. Sot, biznesi ynë i është rikthyer rritjes duke zbatuar kontrollet më të larta të përputhshmërisë në industrinë financiare. Ne besojmë shumë se përmirësimi i politikave tona të identifikimit dhe standardizimi i të dhënave të kërkuara për çdo transaksion në mbarë botën mbron konsumatorët tanë dhe integritetin e rrjetit tonë të transferimit të parave. Mbi 390,000 agjentë të rrjetit tonë i zbatojnë këto politika në çdo vend ku operojmë qofshin supermarkete, institucione financiare apo zyra këmbimi valutor. Këto përmirësime në identifikimin e klientit, po arrijnë të parandalojnë që klientët tanë të mashtrohen dhe po mbajnë larg aktorët me risk. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre aktorëve me risk përfundojnë duke bërë transaksione me konkurrentët tanë.
Sot, MoneyGram ka një nga normat më të ulta të rasteve të mashtrimit në industri. Aktiviteti mashtrues është rritur në të gjithë globin, megjithatë shkalla e rasteve të mashtrimit të MoneyGram është në rënie. Ne kuptojmë që standardet tona po funksionojnë.

EVENTET E FUNDIT

eReja - Institucion i Parasë Elektronike

Deklaratë

Mesazh Ngushëllimi