Deklaratë

Postuar me: 2021-02-12

Deklaratë
e
Aksionereve dhe Strukturave Drejtuese,
Mbi vijueshmërinë normale të veprimtarisë së
AK - INVEST

Nisur nga ngjarja e rëndë e ndarjes së parakohshme nga jeta të z.Ilir Adili, themelues, aksionar dhe Drejtor i Përgjithshëm i AK - INVEST, gjejmë rastin të shprehim falenderimet për të gjithë mesazhet tuaja të ndjera dhe të shumta të cilat na japin forcën për të vazhduar.
AK - INVEST siguron publikun e gjerë, agjentët, partnerët dhe bashkëpunëtorët e tij se do të vazhdojë të ofrojë të njëjtin nivel profesionalizmi, cilësie shërbimi, mbështetje, bashkëpunimi dhe ndihmese, sipas praktikave dhe standardeve ekselente, të kërkuara dhe zbatuara me rigorozitet dhe gjatë gjithë kohës nga vetë z. Ilir Adili.
Puna dhe veprimtaria në vijim e AK - INVEST do të ecë në mënyrë të padiskutueshme në rrugën e përvijuar dhe modeluar nga z. Ilir Adili, duke ndjekur dhe jetësuar vizionin e tij për ndërtimin dhe funksionimin e një institucioni financiar novator, ekselent, mbështetës, lehtësues e që krijon vlerë të shtuar për të gjithë klientët, agjentët dhe partnerët.
Eksperienca profesionale, talenti frymëzues dhe stili menaxherial modern i z. Ilir Adili do të përbëjnë bazën dhe thelbin e përhershëm të modelit të biznesit të AK - INVEST. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur dhe zhvilluar edhe më tej këtë qasje, me qëllim që AK - INVEST të vijojë të jetë institucioni financiar model dhe gjithmonë novator, brenda sistemit financiar shqiptar.
AK - INVEST premton të jetë gjithmonë në pararojë të zhvillimeve më të reja në fushën financiare në vend, ashtu si z. Ilir Adili përcaktoi që në krijim të AK - INVEST, në vitin 2004!
Së bashku jemi AK- INVEST!

EVENTET E FUNDIT

1 vit pa Ilir Adilin

Dega Elbasan

eReja - Institucion i Parasë Elektronike