Tre javë pas votimit Brexit, një konsensus po del se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Evropian ishte kryesisht një revoltë kundër globalizimit nga votuesit te "lënë pas dore" duke regjistruar zemërimin e tyre për emigracionin e tepërt, të cilën ata e fajësuan për uljen e meposhtme te pagave dhe vendosjen e presionit mbi shërbimet publike.

Ka shumë prova për të përforcuar këtë tezë. Sipas Profesor Matthew Goodwin të Universitetit te Kent-it, mbështetja për Brexit ishte e fortë në zona që kane tendence të jenë më të pafavorizuarat ekonomikisht dhe ku nivelet mesatare të arsimit janë të ulëta.

Por kjo narrative "lënë pas dore" vështirë se tregon të gjithë historinë. Nuk shpjegon se pse 75% e elektorateve te mbajtur nga Konservatoret votuan për Brexit, apo gati gjysma e deputetëve konservatore, ose 58% të votuesve Konservatore. As nuk shpjegojnë se pse mbështetja për Brexit priret të jetë më e larte në zonat ku emigracionit ishte më i ulët ose më e lartë në rradhet e pensionistëve, ndërsa votuesit e rinj të cilët janë më të ekspozuar ndaj globalizimit mbështesin qëndrimin në BE.

Në mënyrë të qartë, aty kishte mbështetje të fortë për Brexit nga shumë të cilët ishin relativisht mirë ekonomikisht të. Një rast i tillë vështrohet në disa lagje të qytetit të Londrës.

Pak kilometra katrorë në botë mund të kenë përfituar më shumë nga globalizimi. Nuk ka të dhëna se si punëtorë ne industrinë e shërbimeve financiare kanë votuar. Por, ndërkohë që shumë prej institucioneve të mëdha financiare adoptuan zyrtarisht një pozitë pro-BE, ne një menyre anekdotale duket se ka pasur mbështetje të fortë për Brexit në tregje të caktuara, në veçanti fondet gardh (hedge funds), menaxhim te aseteve gjithashtu sigurimet dhe tregjet e brendshme- përqendruar tek kapitali.

Një bankier kryesor llogarit se deri në 40% të pjesëmarrësve në çdo takim ku mori pjesë këtë vit ishin Brexiters entuziastë.

Ndoshta kjo nuk është kaq e habitshme. Vala në rritje e çmimeve të aseteve gjatë 30 viteve të fundit mund të ketë ngritur të gjitha anijet, por kjo nuk ka ngritur të gjithë në mënyrë të barabartë. Globalizimi-dhe në veçanti transformimi i qytetit në qendrën financiare të Evropës si rezultat i krijimit të tregut të perbashket dhe euros-solli një revolucion në Qytet (zona financiare e Londres), në të cilin shumë nga elita e vjetër e qytetit me të vërtetë e gjetën veten "të ngelur mbrapa".

Deri sa filloi me zell Europianizimi i Londrës në vitet 1990, biznesi kryesor i Qytetit ishte per ngritjen e kapitalit për firmat britanike nga firma britanike per institucionet britanike dhe familjet e pasura.

Ky “qytet” i vjetër ende ekziston dhe luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Por sot, biznesi kryesor i qytetit është për të rritur kapitalin për firmat evropiane në tregun pan-evropian të kapitalit dhe një treg të gjerë pan-evropiane te obligacioneve te dominuar nga euro që mezi ka ekzistuar 15 vite më parë, duke i siguruar të gjitha derivatet komplekse të bazuar në produktet që janë thelbësore për funksionimin e tregtisë së globalizuar.

Ofruesit e këtij kapitali tani janë globale dhe aftësitë e nevojshme për të arritur pikat me të lartë në këto tregje janë shumë të ndryshme se sa 30 vite më parë. Një karrierë e suksesshme ne Qytet sot varet në aftësinë për të krijuar marrëdhënie me një klasë të re teknokratike të drejtuesve evropianë, dhe jo per disa qindra familje të Mbretërisë së Bashkuar

Njohuri ne gjuhen e lashte latine dhe greke nga një universitet i lartë britanik është më pak e dobishme se rrjedhshmëri në një gjysmë duzinë gjuhësh moderne europiane ose një diplomë të avancuar në ekonomi apo matematikë. Fuqia është zhvendosur në një elitë të re. Vetëm një nga gjashtë bankat më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, HSBC, tani ka një shef ekzekutiv te lindur ne Britani.

Shumë Brexiters nga Qyteti këmbëngulin se janë të motivuar nga dëshira për të ri-marrë përsëri kontrollin e Mbretërisë së Bashkuar nga një burokraci ndërhyrëse e Brukselit. Por forca e mbështetjes per Brexit në tregjet tradicionale të kapitalit te brendshme tregon edhe për një dëshirë nga ana e elitës së vjetër te qytetit për të marrë përsëri kontrollin nga elita e re, dhe per të rikthyer ndikimin politik të kapitalit vendas mbi institucionet britanike.

Në këtë, ata paraqiten të kenë mbështetje të gjerë në vend jashtë Londrës. Në këtë drejtim, Brexit mund të shihet jo aq shumë si një revolucion, por një kundërrevolucion.

Sigurisht, referendumi duket se ka katapultuar armiqësine ndaj qytetit në qendër të debatit politik. Fillimisht e artikuluar nga Brexiters kryesorë të tille si Boris Johnson dhe Michael Gove, formoi piken kryesore te fjalimit të fushatës per udhëheqjen e kryeministres te re Theresa May-it të hënën, në të cilën ajo vurin ne synim pagat e tepruarara te bordeve te drejtoreve, qeverisjes së dobët të korporatave dhe marrjen e kompaniveve britanike nga ata të huaja.

Se si kjo agjende mund të implementohet dhe ku mund të çojë është ende e paqartë. Jashtë kufijve të rregullave të BE-së, megjithatë, një qeveri Britanike do të ketë hapësirë ​​shumë më të madhe për të ndjekur politika më nacionaliste, veçanërisht në lidhje me aneksimin e kompanive vendase nga ato te huaja.

Ekziston një ironi për këtë: Cfare pjesa me e madhe e qytetit kishte frikë në lidhje me Brexit ishte se BE-ja hakmarrëse mund të vëndosë pengesa rregullatore për biznese në Londër. Megjithatë, këto frika gjithnjë e më teper duken te ekzagjeruara.

Ekziston një rritje pranimi nga të dy anët e kanalit anglez se Qyteti do të mbetet qendra financiare e Europës edhe pas Brexit se edhe në qoftë se BE-ja mohon firmat te bazuar ne UK te drejten e “passporting” (sherbim ku firmat europiane mund te operojne kudo ne Europe) ose refuzon të lejojë ata që të perfitojne nga tregjet te dominuara në euro, humbja e biznesit dhe punës në BE do të jetë e vogël. Në vend të kësaj, rreziku më I madhe politike për Qytetin pas-Brexit mund të vijë nga vetë të Mbretëria e Bashkuar.