AML

  • Politika për njohjen dhe vlerësimin e klientëve

    Ne kemi zhvilluar procedura efektive për vlerësimin e klientëve (Njih klientin tënd). Kjo procedure shoqërohet me një proces për vlerësimin e klientëve të rinj në mënyrë që të lehtësohet mbikqyrja e plotë. Për më tepër ajo na vjenë në ndihmë për të minimizuar rreziqet që lidhen me pastrimin e parave, financimit të terrorizmit dhe krime të tjera ekonomike. Procedurat tona per njohjen dhe vlerësimin e klinetit fillojnë me kontrolle intensive para se të pranojmë të operojmë me një klient dhe të vazhdojë në formën e rishikimeve të rregullta. Procedurat tona nuk zbatohen vetëm për individët dhe bizneset që janë ose mund të bëhen partnerët tanë të biznesit të drejtpërdrejtë, por edhe për njerëzit dhe subjektet që qëndrojnë pas tyre, ose janë të lidhura në mënyrë indirekte me ta.

  • Programi i parandalimit të pastrimit të parave

    Programi ynë i kundër pastrimit të parave siguron mbështetje të fortë për përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe akteve të tjera kriminale. Ne vëzhgojmë klientët dhe transaksionet aktuale duke përdorur procedura të përpikta dhe një sistem të automatizuar të monitorimit nëpërmjet programeve. Standardi kundër pastrimit të parave në AK-INVEST është në përputhje me ligjin dhe udhëzimin aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave dhe udhëzimet e autoriteteve mbikëqyrëse. Gjithashtu është në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit të shteteve me të cilat bashkepunohet për kryejen e shërbimit të transfertave të parave.

    Politikat tona për parandalimin e pastrimit të parave zbatohen në të njëjtën formë për të gjithë agjentët tanë kudo ku ata operojnë. Gjithashtu të gjithë punonjësit tanë kanë njohuri dhe kanë marrë trajnimet e nevojshme për të parandaluar transksione me qëllim pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit. Për tu siguruar mbi aplikimin e politikave më të mira në këtë kuadër ne rifresokjmë në mënyrë të vazhdueshme të gjitha rregulloret, procedurat e manualet tona.

    Programi ynë i parandalimit të pastrimit të parave përfshin:

    • Hartimin e rregulloreve dhe procedurave të brendshme
    • Monitorimin e vazhdueshëm të klientit
    • Vigjilencën e zgjeruar
    • Raportimin e rasteve të dyshimta në zbatim të legjislacionit në fuqi
    • Trajnime të vazhdueshme të stafit dhe të agjentëve
  • Konformiteti me ligjin, rregullat dhe standartet

    Sipas kënvështimit tonë, qeverisja e përgjegjshme e korporates nuk nënkupton vetëm respektimin e ligjeve, rregulloreve dhe standardeve. Ajo kërkon një sistem masash të rrepta të pajtueshmërisë.

    Ne kemi përcaktuar rregulla të rrepta dhe udhëzimet për stafin tonë në të gjithë spektrin e fushave tona të veprimtarisë.

    Nëpërmjet përputhjes tonë me ligjin, ne kemi siguruar që kompania, aksionerët e saj, klientët dhe punonjësit te jene tërësisht të mbrojtur. Ne presim që të gjithë punonjësit në AK-Invest ti përmbahen standardeve tona të pajtueshmërisë - duke kryer punen me ndershmëri, përgjegjësi dhe etike. Kodi ynë i Etikës përshkruan vlerat dhe standardet për sjelljen etike të biznesit dhe shërben si një parim udhëzues për të gjitha ndërveprimet tona ,pa marrë parasysh nëse ata janë me klientët, konkurrentët, partnerët e biznesit, qeverisë dhe autoriteteve rregullatore, aksionerët ose në mes njëri-tjetrit.

    Në të njëjtën kohë, ajo formon themelin e parimeve tona të pajtueshmërisë, të cilat ofrojnë stafin tonë me udhëzimet e sakta për sjellje të duhur. Kjo është se si ne përpiqemi për të siguruar përputhshmërinë me të gjitha ligjet, rregulloret dhe standardet. Me qëllim të promovimit te sjelljes se përgjegjshme nga ana e stafit tonë, ne kemi vendosur kryerjen e trajnimit të detyrueshëm për çështje të pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret vendase dhe internacionale.

     

  • Programi i parandalimit të pastrimit të parave

    Politikat gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e të dhënave, standardet dhe proceset zbatohen për mbrojtjen e të dhënave të përfhsira në operacionet ditore. Politikat sigurojnë pajtueshmërinë me të gjitha rregullat përkatëse ligjore, të cilat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga një vend në tjetrin.

    Masat parandaluese dhe kontrollet e plota ndihmojnë në ruajtjen e të dhënave dhe mos shkeljen e rregullave të mbrojtjes së të dhënave. Ne gjithmonë hetojmë ankesat e klientëve. Ne sigurojmë trajnime të rregullta me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e të dhënave midis stafit tonë dhe për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret. AK-Invest punon ngushtë me një rrjet ekspertësh globale për mbrojtjen e të dhënave në kuadër të zbatimit te ligjeve vendase dhe të huaja.

  • Korniza e njësisë së parandalimit të pastrimit të parave

    Njësia e Parandalimit të Pastrimit të Parave, është pjesë organizative e Departamentit të Menaxhimit të Riskut në AK - INVEST. Nëpërmjet kësaj Njësie ne sigurohemi për zbatimin e procedurave dhe akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me parandalimin e pastrimit te parave dhe luftës kundër financimit të terrorizimit apo krimit financiar për të gjitha shërbimet e ofruara në AK-Invest. Njësia është përgjegjëse për:

    • Të mundësuar këshillim për zbatimin dhë kryerjen e proceseve ditore në përputhje me legjislacionin, direktivat, rregulloret dhe procedurat në fuqi.
    • Monitorimin e transaksioneve dhe proceseve të biznesit për të identifikuar risqe të mundshme.
    • Rifreskimin e listave dhe të dhënvae të cilat duhet të kihen parasysh për cdo transaksion
    • Zhvillojë politika, procedura, rregullore të aplikueshme per të gjithë pjesëmarresit në transaksione, t`i komunikojë ato dhe të verifikojë zbatimin e tyre.
    • Të implementojë masa që rezultojnë nga programi për parandalimin e pastrimit te parave. Të sigurohet që çdo dukuri që krijon arsye për të dyshuar për pastrim të parave apo financimit të terrorizmit është identifikuar dhe raportuar tek autoritetet e zbatimit të ligjit
    • Të kryejë trajnime të vazhdueshme për stafin apo agjentët mbi njohjen dhe zbatueshmërinë e ligjeve, rregulloreve dhe prceurave në fuqi.
    • Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me institucionet e zbatimit të ligjit vendase dhe të huaja.
  • Përdorimi i indikatorëve për vlerësimin e punonjësve të konsideruar me risk

    Si pjesë e politikës së menxahimit të riskut, vendosja e indikatorëve shihet si marrja e masave objektive për të vlerësuar respektimin nga punonjësit për politikat dhe proceset e rrezikut. Kjo i lejon menaxherët e lartë të përcaktojnë / masin rrezikun në mënyrë më efikase. Punonjësit të cilët nuk ndihmojnë apo pengojnë verifikim e të dhënave të mbedhura dhe vlerësimin ë tyre sipas indikatorëve , konsiderohen se kanë shkelur një politike apo proces në fuqi ndaj mbahen ne vijim në monitorim. Nëse vërehen raste të tjera ateherë penalizimi është i njëjtë sikurse të jetë vetë pjesëmarrës në transaksionin i cili është në shkleje të ligjit.

Shërbimi ynë është transparent, i sigurt, i parashikueshm dhe në përputhje me legjislacionin. Partnerët dhe klientët tanë përfitojnë nga ekspertiza tonë në menaxhimin e hyrjes në treg të sigurt

Ekspertiza jonë ne pagesat ndërkombëtare siguron që të gjitha pagesat te plotësojnë kushtet teknike, kujdesin e duhur ndaj klientit dhe kërkesat per shqyrtimin e të gjithe juridiksioneve që prekin

Email për Newsletter

TE REJAT ME TE FUNDIT

Maratona e Kenges 2017

AK-Invest dhe MoneyGram mbeshteten Maratonen e Kenges 2017 ne udhetimin e saj ne mbare Shqiperine.

Pashkët Katolike & Ortodokse 2017

Promocioni i AK-Invest per Pashkët Katolike & Ortodokse 2017

NA KONTAKTONI

  •      Rruga: "Bardhok Biba",
  •       Tiranë, Albania
  •     Cel : +35569 2088 200
  •       Cel : +35569 2088 200
  •     Email : info@ak-invest.net
  •       Web : www.ak-invest.com